DURRES- Një fëmijë rreth moshës 3 vjeç ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të ashensorit të një pallati. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit.
 
Sipas policisë së qarkut të Durrësit këputja e kavove të ashensorit ka shkaktuar vdekjen e 3-vjeçares me inicialet S.B, ndërsa është plagosur kushëriri i saj i të njëjtës moshë, me inicialet O.B.
 
Të dy të miturit po zbrisnin me ashensor nga kati i dytë i pallatit në momentin kur janë këputur kavot, dhe sipas policisë mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Mendohet se bashkë me ta ka qenë edhe e ëma e vajzës 3-vjeçare.
 
Blutë e Durrësit deklarojnë se ashensori u rrëzua si pasojë e këputjes së kavove mbajtëse.
 
Mësohet se djali i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, por më pas është transportuar në spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)