34 persona, mes tyre 12 balerina janë shoqëruar në ambjentet e Komisaritit të Policisë 34 në Durrës, gjatë një aksioni të nisur orët e vona të natës së djeshme e që u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga 12 balerinat që punonin në lokale të ndryshme nate në Qarkun e Durrësit, një prej tyre ishte e mitur, ndërsa një tjetër ishte shpallur në kërkim.

Kjo e fundit është 24-vjeçarja A.T., banuese në Krujë, e cila më 11 janar 2016, ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.

Dy lokale kishin përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia e Durrësit.

Njoftimi i Policisë Durrës

Efektivat e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor dhe të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, rreth mesnatës së datës 22.04.2016, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë zbatuar planin e masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore si edhe janë ushtruar kontrolle në lokalet e natës, më të frekuentuarat në Qarkun e Durrësit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje, sekuestrimin e sendeve të jashtëligjshme, si dhe parandalimin e goditjen e akteve kriminale.

durres arrestime

Si rezultat, u shoqëruan në ambjentet e Komisaritit të Policisë 34 shtetas, 12 prej tyre balerina. Njëra nga shtetaset e shoqëruara, frekuentuese në një lokal nate, ishte e mitur. Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
 
Gjatë verifikimeve, rezultoi se një nga balerinat e shoqëruara, shtetësia A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, më datë 11.01.2016, ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa. Gjithashtu, u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Ndërkohë, nga Inspektorët e Institucionit Shtetërore Shëndetësor u vendosën masa administrative për kosumim të duhanit në ambjentet publike.

durres arrestime

Nga kontrolli i kryer nga Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës, u evidentuan kundërvajtjet administrative si me poshtë: • Mospajisja me kasë fiskale, punësim i punëtorëve të padeklaruar, mosmbajtje e kasës në gjendje pune, mospajisje me dëftesë tatimore, mosafishimi i posterave për klientët dhe tregtim i mallrave të pashoqëruara me faturë.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim parandalimin e fenomeneve të jashtligjshme, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

durres arrestime

durres arrestime
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)