Durrës, shoqërohet në polici djali dhe nipi i Saimir Taullaut

Durrës, shoqërohet në polici djali dhe nipi i Saimir Taullaut

Saimir Taullau biznesmeni nga Lushnja

Policia e Durrësit ka shoqëruar djalin dhe kushëririn e Saimir Taullaut. Konkretisht është shoqëruar në polici Sajmojen Taullau i cili është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij i parë. Sipas burimeve nga policia bëhet fjalë për një ngjarje hetimet e së cilës kanë nisur disa muaj më parë.

Saimir Taullau, biznesmen nga Lushnja, është i njohur si një rivalët e Aldo Bares. Vitin e kaluar Saimir Taullau u ekstradua nga Maqedonia e Veriut, në Zvicër, pasi rezultont i dënuar me 4 vjet burgim për akuzën e tregtimit të një sasie heroinë.

Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. 

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja