Durrës, shpërndanin drogë
në plazh, arrestohen 2 të rinj

DURRES – Dy të rinj janë arrestuar nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve, në zonën e plazhit, pasi dyshohet se shpërndanin drogë.

Një nga dy shtetasit ishte i përfshirë në një vjedhje sendesh personale në zonën e plazhit, në bregdetin përballë Pistës “Iliria” dhe është arritur të kapet nga vetë pushuesit në ndihmë të së cilëve ka ardhur edhe patrulla e Policisë së Durrësit.

Ylber Koleci, 24 vjeç, banues në Mamurras Krujë dhe Denis Kazani, 24 vjeç, banues në Mamurras, u arrestuan në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën të fshehura në shezllon 6 qese me një sasi mase bimore të ngjashme me atë narkotike të llojit Kanabis Sativa, e cila nga peshimi rezultoi në masën e 34.7 gramëve.

Autorët dispononin edhe një banesë në Tiranë, në zonën e “21 Dhjetorit”, në të cilën ju gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 3 pako me lendë të dyshuar si Kanabis Sativa, me peshë 747.3 gramë.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikeve”.

(gm/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti