Durrës, shpërndante drogë dhe qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari! I dënuar në Gjermani (EMRI)

Durrës, shpërndante drogë dhe qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari! I dënuar në Gjermani (EMRI)

Arma dhe droga e sekuestruar

Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur armë zjarri dhe me doza kokaine gati për shitje.

29-vjeçari Shpëtim Herri ka qenë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

"Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin Sh. H.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip "Volksëagen". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim