Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se nga flakët janë plagosur dy persona, përkatësisht nënë e bijë, 40 dhe 17 vjeçe.

Shkak për djegien e banesës është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa të plagosurat janë dërguar në fillim në spitalin rajonal të Durrësit, dhe më pas në QSUT në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com