/ATSH/ - Gjatë 10 ditëve të fundit, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, në bashkëpunim me DAR Durrës dhe shkollën e mesme jopublike "Rilindja" Durrës, kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh e takimesh, të cilat u finalizuan me përfshirjen e shkollës "Rilindja" në Rrjetin "Miku i Monumentit".
DRKK Durrës me anën e një njoftimi për shtyp sqaron se kësaj shkolle iu besua birësimi i Kishës së Shën Ndout në Kepin e Rodonit.
Të rinjve të shkollës jopublike "Rilindja" Durrës iu bë një prezantim i projektit "Miku i Monumentit", si dhe u zgjodhën 22 vullnetarët e parë të rrjetit nga kjo shkollë.
Grupi i përbëre prej 22 vullnetarëve të shkollës Rilindja" u ftuan nga Ambasada Amerikane në Kishën e Shën Ndout, me rastin e fillimit të një projekti për futjen e të gjitha objekteve të trashëgimisë, të besimit të krishterë në një database.
Nxënësit e shkollës Rilindja Durrës gjatë aktivitetit
Ky moment shënoi për të rinjtë vizitën e tyre të parë zyrtare në këtë monument.
Dy nga vullnetarët ofruan një guidë për të pranishmit në këtë aktivitet dhe më pas, të gjithë pjesëmarrësit bënë një marshim drejt kalasë së Skënderbeut, një tjetër monument i kësaj zone.
Një ditë e mrekullueshme për të rinjtë e shkollës "Rilindja", të cilët menjëherë filluan punën për të hartuar programin e tyre të aktiviteteve, në funksion të njohjes, promovimit dhe rijetëzimit të këtij monumenti aq interesant, për një zonë me atraksion të lartë kulturor dhe natyror.
/Shqiptarja.com