Durrës- Policia Rrugore e Durrësit arreston përgjatë një jave 12 shoferë që u kapën duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, kurse 8 të tjerë u proceduan.

Gjithashtu u pezulluan 5 leje drejtimi dhe u vendosën 554 gjoba.

“Ndëshkimet janë bërë si pasojë e kontrolleve dhe monitorimit në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera”, njoftoi policia vendore.

Po kështu blutë e Rrugores apelojnë ndaj shoferëve që “të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalimet e gabuara dhe të moderojnë shpejtësinë”.

Masat e Policisë Rrugore ndaj shoferëve:
-58 për parakalime të gabuara
-47 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
-25 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
-21 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
-5 për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit
-6 për mungesë dokumentesh
-58 për parkim të gabuar
-334 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor