Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër

Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër

Vendngjarja në Durrës

DURRËS - Dy persona janë vënë në pranga sa i përket ngjarjes së djeshme në lagjen nr.15 në Durrës, ku një 29 vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër, në gjendje të dehur në një lokal. Siç bën me dije policia 29 vjeçari, K.D., është njëri prej të arrestuarve.

Më tej dinamika e ngjarjes ishte e tillë, teksa 2 persona në lokal goditën me sende të forta 29 vjeçarin, dyshohet për motive të dobëta. Ata janë P.P., 26 vjeç , pronari i lokalit dhe kushëriri i tij D.P., 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

'Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.', njofton policia.

Pas goditjes me sende të forta, 29 vjeçari ka shkuar në banesë dhe mori një armë gjahu, që e kishte pa leje dhe kanosi me të dy shtetasit që e rrahën më parë.

'Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.', vijon më tej njoftimi i policisë.

Policia arrestoi atë dhe 26 vjeçarin P.P., ndërsa po punohet për kapjen e D.P.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen