Durrës-Një drejtues automjeti është vendosur në pranga pasi në gjendje të dehur tentoi të të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës.

“Gjatë monitorimeve  të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë,  shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit,  Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në  gjendje të dehur  iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim  mos kryerjen e testit të alkoolit”, informoi sot policia.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se gjatë muajit gjatë muajt Janar, Rrugorja e Durrësit dhe e Kavajës, ka vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë si dhe 14 drejtues automjetesh për drejtim të automjete në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.