VIDEO - Durrës, tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit, arrestohen 2 shoferët e dy pasagjerët (EMRAT)

Durres- Katër persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit

Në kuadër të operacionit “Next’ u arrestuan dy shoferët e autobusit ku u gjetën lekët, Denis Menelli dhe Agim Idrizi. Në pranga dhe Tritan Biba dhe Frenki Fezo të cilët morën paratë që mos t'i deklaronin në kufi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues Denis Menellin.

'Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Menelli i cili ishte shoferi i parë i autobusit dhe shtetasi Agim Idrizi, shofer i dytë i autobusit, po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër' informoi sot policia e Durrësit

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus,u gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Operacioni i koduar "Next" e u zhvillua në bashkëpunim të policisë së Durrësit me autoritetet doganore pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore

Të arrestuarit 
Denis Menelli 32 vjeç, banues në Lushnje
Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier
Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë
Frenki Fezo  25 vjeç, banues në Elbasan

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 10/06/2024 13:08

    Si ka mundesi? Kryeministri thote nuk vijne para te piseta? hahahaha ....

    Përgjigju
  • Turi: 10/06/2024 11:20

    4 persona na 9999 qe u lejohet skeni ca i beni fare ju. Po me keto meruni se keta jan krimi qe andej na vjen e keqia na lekt qe na vin. Mbytini shtypini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj