Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)

Durrës- Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për korrupsion të efektivëve.

Nën akuzë janë marrë 2 shoferë të dyshuar për mitdhënie.

Aksioni është kryer gjatë patrullimeve në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën "Martin Camaj". Policia ka ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë  konstatuar nga shërbimet me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 dhe 12 masa administrative.

“Këta shtetas u  kanë  ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve. Në vijim të veprimeve shtetasit  Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën  penale "korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", njoftoi policia.

Edhe ditën e djeshme, Rrugorja e qytetit bregdetar njoftoi se kishte arrestuar 4 shoferë dhe proceduar një të pestë në gjendje të lirë, për akuza të ndryshme.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Cila është simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru, mjeku për Report Tv: Mos i neglizhoni dhimbjet e kokës

Cila është simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru, mjeku për Report Tv: Mos i neglizhoni dhimbjet e kokës