DURRES- Seria e lëkundjeve të tërmetit të rënë më 20 janar me epiqendër Durrësin, dëmtuan dhe këtë shtëpi të vogël, në komunën e Ishmit. Tërmeti ka lënë një vazhdë dëmtimesh të rënda në banesën e familjes Ismaili, një të çarë të madhe në çati dhe dëmtime të shumta të mureve e tavanit.
 
Gjashtë anëtarët e kësaj familjeje, dy bashkëshortët Sabri e Hike Ismaili, si dhe 4 fëmijët e tyre, dy prej të cilëve invalidë, veç kushteve të vështira ekonomike, tashmë mbeten edhe pa një çati mbi kokë.
 
Edhe nga specialistët e urbanistikës është konkluduar se banesa është e pabanueshme, ndërsa komuna Ishëm do marrë masat për të restauruar dëmet e pësuara.
 
Epiqendra e tërmetit të 20 janarit, ishte zona e Gjirit të lalëzit, magnituda e të cilit arriti deri në 5 ballë, por fatmirësisht shënoi vetëm dëmë materiale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)