Durrës - Tragetet e linjave detare gjatë këtyre tre ditëve kanë transportuar mbi 35 mijë udhëtarë vendas dhë të huaj, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit në Durrësit.
Sipas të njejtave burime, gjatë këtyre tre ditëve kanë mbërritur në portin më të madh të vendit, 17.380 udhëtarë shqiptarë dhe 9817 të huaj me 6689 automjete gjithsej. Përpunimi I tyre, si dhe i automjeteve që mbërrijnë me tragete kryhet në një kohë të shkurtër, falë punës së 28 sporteleve të kontrollit kufitar, shtuan burimet.
Gjatë këtyre ditëve, 7361 udhëtarë të tjerë me 2005 automjete janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Ankonës, Brindizit dhe Triestes.
Burimet e policisë thanë se ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë në Durrës disa mijra bashkëatdhetarë të tjerë, të cilët kalojnë pushimet verore pranë familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni. /ATSH/
/Shqiptarja.com