Durrës, trajleri me 239 kg kanabis
shoferi u fut në kurth për 3 mijë lekë

DURRËS -  Sekuestrohen 239 kg e 700 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në portin e Durrësit.
 
Droga u sekuestrua pas një operacioni në rrugë operative nga policia kufitare mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 pak para imbarkimit të trajlerit me targa ACR 088 në tragetin e linjës Durrës-Bari.
 
Lënda narkotike ishte fshehur në tavanin e trajlerit, në pjesën ballore të tij dhe kishte si destinacion Italinë.
 
Policia arrestoi drejtuesin e trajlerit, Eduard Gjinaj nga Paskuqan i Tiranës.


trajler
(Foto: Trajleri ku ishte fshehur droga e sekuestruar)

Gazetari Artur Korriku informon se shoferi  Eduard Gjinaj ishte futur në kurth për 3 mijë lekë të vjetra.   

Në dëshinë e tij 36 vjeçari nga Paskuqani i Tiranës i ka thënë policisë se nuk kishte dijeni se çfarë kishte trajleri frigorifer brenda, pasi ishte thirrur vetëm për të dërguar trajlerin nga Shkozeti në terminalin e Portit.

Madje person ii cili ka kontaktuar me të i kishte paguar dhe biletën e furgonit Tiranës- Durrës dhe më pas i kishte dhënë në dorë dhe shumën prej 3 mijë lekësh për shërbimin që do të kryente.

droge
(Foto: Droga e sekuestruar)

Policia ka nisur punën për të identifikuar pronarin e trajlerit.

Droga ishte paketuar në rreth 75 pako me nga 3 kg secila. Sipas policisë droga ishte e paketuar me makineri, jo në mënyrë manual. 

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 22: 54 të 29 tetorit, 2013 dhe u përditësua në orën 10: 32 të 30 tetorit 2013)
Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët