Durrës/ Tritol dhe kapsolla në një kompani plastikësh, arrestohet menaxheri, në kërkim italiani (Emri)

Durrës/ Tritol dhe kapsolla në një kompani plastikësh, arrestohet menaxheri, në kërkim italiani (Emri)

Foto ilustruese

Disa pako tritoli dhe kapsolla të montuara janë gjetur në një firmë që merrej me prodhimin e plastikës në Durrës. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës, 28-vjeçarin Agron Kryeziu, si dhe ka shpallur në kërkim një italian.

Njoftimi i plotë:

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani sekuestrohen pako tritoli me kapsolla të montuara.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një shtetas italian.

Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë
kanë gjetur dhe sekuestruar:

• 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", 
" Fshehja e të ardhurave", 
" Punësimi i paligjshëm "
parashikuar në nenet 
278/a , 278/5, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës