Policia e Durrësit ka njoftuar sekuestrimin e 600 gramëve heroinë dhe arrestimin e 4 personave. Personat e arrestuar janë Leonard Vangjeli, Endrin Hoxha, Idlir Topçiu dhe Adriatik Beli. Këta persona janë me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës. Finalizimi i operacionit "Kumini" ka ardhur pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale.
 
Njoftimi i policisë
 Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si rezultat i një hetimi 3-mujor me metoda speciale, kanë bërë të mundur goditjen e një grupi, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, duke bërë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:
 
•Leonard Vangjeli 36 vjeç, banues në Durrës;
•Endrin Hoxha 30 vjeç, banues në  Durrës;
•Idlir Topçiu 41 vjeç, banues në Durrës;
•Adriatik Beli 37 vjeç,  banues në Durrës.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi:
 
Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre , i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës material:
 
• rreth 600 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine;
• një makinë tip Benz me targa AA 557 GE;
• një thikë profesionale;
• një peshore elektronike;
• shtatë aparate celularë.
 
Shtetasit e arrestuar janë persona me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.