Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Porto Romano

Aurel Ndoni 40 vjeç i cili u mbyt para dy muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte duke rënë në det, është gjetur në brigjet e Kroacisë.

Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes, prej nga ishte familja.

Palumbarët e RENEAS patën kërkuar disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë. Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik.

Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.

Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme.

40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/04/2024 04:03

    /SULA/,jane rrymat detare.I kemi bere ne shkolle,por dhe kam pare nje dokumentar interesant per to njehere.Ngjajne me autostradat tokesore,por keto jane nen ujore dhe po aq te komplikuara e te nderthurura sa dhe ato tokesore.Ne dokumentarin qe kam pare flitej per nje shkencetar ne shek.XVIII-XIX qe ju kerkua nga qeveria e tij, te bente harten e rrymave detare,pasi arriti t'i bindete skeptiket per ekzistencen e tyre dhe kjo ndermmarrje do te ishte jo vetem nje prove faktike e ekzistences se tyre,por njekohesisht ne nje kohe kur akoma perdoreshin anijet qe leviznin pjeserisht fale velave e eres e pjeserisht me forcen e krahut te njeriut dhe kur akoma s'kishin dale avulloret,jo me anijet moderne me nafte,do te ishte nje tjeter mundesi per te ndihmuar anijet te arrinin me shpejt ne destinacion duke perdorur pikerisht hartat e ketyre rrymave.Nje anije,ose cdo gje tjeter qe eshte ne rryme eshte njelloj sikur rreshqet ne uje,jo lundron .Edhe sot cdo peshkatar,marinar e oficer marine i njohin mire dhe i perdorin rrymat.Nganjehere dhe notaret bien pre e tyre se te marrin e te cojne thelle ne det dhe eshte po aq e veshtire t'i luftosh sa dhe dallget e larta.Rrymat detare sipas situates, mund te jene miku jot me i mire,ose armiku me i keq qe mund te hasesh.

    Përgjigju
  • sula: 20/04/2024 17:03

    si ka mundesi te iki aq larg..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale