Durrës, Ujësjellësi: Defekt në Fushë Kuqe, sot dhe nesër qyteti pa ujë

Durrës, Ujësjellësi: Defekt në Fushë Kuqe, sot dhe nesër qyteti pa ujë

Foto ilustruese

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetaret se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës se sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor në një gjatësi prej 1 m.

Për riparimin e defektit janë dashur rreth 16 orë punë nga pasditja e djeshme. Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë deri ne normalizimin e furnizimit me uje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan