DURRES- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka deklaruar se në ndihmë të nismës që mbështet fëmijët e qendrës ku trajtohen fëmijë me zhvillim të vonë mendor, do të dhurojë edhe rrogën e tij mujore. Nga qyteti i Durrësit, ku ministri mori pjesë në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e dhuratave me rastin e festave të fundvitit nga ana e Bankës Botërore dhe IFC, ministri Veliaj i ka bërë apel kujtdo që të kthejë kokën nga shtresat në nevojë dhe të kontribuojë sadopak.
Përfaqësues të këtyre institucioneve përveç lodrave kanë siguruar për një periudhë kohe një sasi karburanti dhe gazi në funksion të transportit të fëmijëve, si dhe për ngrohje e gatim, për qendrën ku trajtohen 37 fëmijë të kësaj kategorie.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com