Durrës - Elisabeta Mataj, e cila u shkarkua dy ditë më parë nga posti i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.
Nga hetimet e kryera dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, ato kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.
Blutë bëjnë me dije se të treja akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Hetimi për këtë rast nisi pas denoncimit të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila pas një kontrolli, konstatoi parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacionin policor të koduar "Filiali".
Në kuadër të operacionit u ndaluan shtetaset:
-E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës;
-V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë shefe e financës në filialin e Postës Shqiptare Durrës;
-P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë arkëtare/llogaritare në filialin e Postës Shqiptare Durrës.
Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Po si nuk I vjen turpe ktyre grave qe vjellin, po nuk I mjafton rroga ketyre idjoteve po pensionistet e shkrete qe marrin 200 mire cfare do te bejne te vjellin edhe ato .O haŕrova kto duan jete luksi roba firmato pushime jashte vendit shkoni tani e beni te gjitha ne burge
Përgjigju