Durrës/ Thyen xhamin e picerisë dhe vodhën një shumë parash, arrestohet i riu! Në kërkim 30-vjeçari (VIDEO)

DURRËS - Një vjedhje me thyerje në një piceri në lagjen nr. 13, Durrës, ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari, ndërsa bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar është shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dy autorët e dyshuar pas veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më 11 janar 2025. Në vijim, shtetasi M. I., banues në lagjen nr. 13, është vënë në pranga, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit E. L., banues në Arapaj, Durrës.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit. Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.', njofton policia.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi