Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë

Shkodër- Pas vrasjes së të riut Ramazan Mataj në Postribë, familja Hasaj ndodhet e ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, ishte i pranishëm në zonë, ku takoi familjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Rustem Hasaj, kryefamiljari, shprehu pendesën e thellë për ngjarjen ku janë përfshirë djemtë e tij. Ai rrëfeu se fëmijët e tij kishin qenë shokë klase me viktimën dhe se ngjarja e ka tronditur familjen e tij.

“Jemi 7 anëtarë në familje pa bukë, pa shtëpi! Shteti të na ndihmojë.

S’kam pas asnjë dijeni për konfliktin as mosmarrëveshje. Jam babai i dy djemve të arrestuar. Kjo fatkeqësi na ka ndodh të dy palëve. Unë kam kërku ndjesë familjes së viktimës dhe gjithë fshatit.

Kam nevojë për ndihmën e shtetit dhe të individit se jena në kushte të vështira. Jemi 7 vetë në familje, përfshirë 4 fëmijët e djalit që është në burg. Jemi për mbijetesë. S’kemi asnjë të ardhur. S’kam as pension as asistencë, asgjë. Unë jam në ngujim jam në gjendje të mjerueme nga ana e ekonomisë.

I lutem drejtësisë, popullit, kujtdo të na ndihmojë, mos i raftë kujt kjo punë. Unë përpara kam punuar me makinë, taksi pa licensë, çoja bashkëfshatarët në destinacionet e tyre. Edhe djemtë kanë punu sa për të jetuar, por ata ranë në burg. Tani jena pa asnjë të ardhur me 7 vetë në familje", tha Hasaj.

Në deklaratën e tij, Dedë Shullani tha se ka marrë rolin e ndërmjetësit, duke punuar që familjet fqinje të rinisin komunikimin dhe të shmanget përshkallëzimi i konfliktit.

Prej dy javësh, familjet Mataj dhe Hasaj janë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën, ndërsa frika se vrasja mund të pasohet nga ngjarje të tjera kriminale mbetet shqetësim  për të gjithë komunitetin.

Kur u vra Ramazan Mataj

Ramazan Mataj u vra me breshëri kallashi në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit teksa ishte në makinë. Ngjarja dyshohet se ndodhi mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa Mataj u gjet i pajetë mëngjesin e 5 janarit nga banorët e zonës.

Vetëm pas tre ditësh nga krimi i kryer, policia zbuloi autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, 2 vëllezër, bashkëfshatar të viktimës.

Arjon Hasaj qëlloi me breshëri ndaj makinës së të riut, pasi e akuzonte se kishte lidhje me motrën e tij, marrëdhënie e ndaluar që ishte kishte sjellë 2 divorce të saj. Ai e futi në kurth dhe e nxori në pritë Ramazan Matajn, pasi bisedoi me të nga një profil fals sikur ishte vajzë.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 15/01/2025 12:11

    Perpara se te vrisnin ta pyesnin veten per pasojat. Kjo i dallon njerezit nga kafshet, ndergjegjia. Nderi mbrohet kur tjetri te kap me dhune dhe kur te vjen tek dera e shtepise. Motren e perzune ndersa tjetrit i morret jeten. Kjo nuk shkon! Nuk jam per gjakmarrje por vete i keni edukuar me ate fryme. Tani vuaj mos u anko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit

4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit