DURRES - Ndërsa familja e 38-vjeçarit Nikolin Prenga, i ekzekutuar mbrëmë në Durrës kanë hapur dyert e mortit, të afërmit e tij reagojnë duke hedhur poshtë akuzat se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e kryekomisrit të Krujës në 2003-shin Gani Malushi.

Kushëriri i viktimës, Pashk Lleshi deklaron se gjykata e Apelit në Durrës e ka shpallur atë të pafajshëm. Ai e cilëson një vrasje të dytë për familjarin e tyre nëse akuzohet si bashkëpunëtor i Agim Pepës, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Malushi.

Policia ka shoqëruar mbrëmë disa persona, por ende nuk ka një version të qartë për këtë ngjarje. Policia tha se ai u qëllua pas shpine me 5 plumba shotgani nga persona ende të paidentifikuar.

Krimi ndodhi pranë varrezave të reja të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, viktima ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia. Më 14 gusht 2003 gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Prenga dhe pas një maratone gjyqësore gati 1-vjeçare, me vendimin e saj nr.15, date 25.06.2004, Gjykata e Krimeve të Rënda e cilëson fajtor dhe e dënon me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.

MIK I AGIM PEPES, KY I FUNDIT VRAU KOMISAR GANI MALUSHIN

Vrasja e Nikolin Prenges, i njohur dhe si Nik Ndoj, vjen afro 10 vjet pas vrasjes së oficerit të policisë Gani Malushit dhe shoferit të tij nga Agim Pepa. Në vitin 2003, Nik Ndoi u vu nën pranga nën akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi u akuzua se kishte ndihmuar për largimin nga vendi i krimit Agim Pepën, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Gani Malushit dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Më 14 gusht 2003 gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Ndoi dhe pas një maratone gjyqësore gati 1-vjeçare, me vendimin e saj nr.15, date 25.06.2004, Gjykata e Krimeve të Rënda e cilëson fajtor dhe e dënon me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.

*Lajmi u publikua fillimisht më 10 mars ora 22:13, u përditësua sot

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)