Durrës, vrasja pas sherrit për
femra, ndalohen dy të dyshua

Durrës, vrasja pas sherrit për<br />femra, ndalohen dy të dyshua
DURRËS - Vrasja e Festim Lemjas e ndodhur pas një sherri për femra, ka çuar në pranga dy persona. Burime nga policia e Durrësit, kanë bërë të ditur se, të arrestuar janë Alfred Gjoka, 31 vjeç, banues në fshatin Manëz dhe Baki Huqi, 43 vjeç, banues në Xhafzotaj, i dënuar më parë. Gjithashtu policia ka bërë shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit, Erian Muharremi, banues në fshatin Koçuk Durrës.  
 
Nga puna dokumentuese e kryer nga policia, është arritur të provohet se tre personat në fjalë janë bashkautorë të dyshuar në vrasjen e 27-vjeçarit Festim Lemja, banor i fshatit Hamallaj, vrasje kjo e realizuar me armë zjarri rreth orës 22.00 të datës 8 shtator në fshatin Radë.

HETIMET E POLICISE
Nga ana tjetër, Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e ndodhur në fshatin Radë të Shijakut ku mbeti i vrarë Festim Lemja. Sipas të dhënave një zënkë për femra ka shkaktuar një sherr banal mes dy grupe të rinjsh, që më pas ka degjeneruar në vrasjen e 27-vjeçarit Lemja, banor i zonës së Hamallajt në Durrës.

Mësohet se konflikti ka nisur mes të rinjve në diskotekën e zonës, dhe më pas sherri mes tyre është zhvendosur rreth 30 metra jashtë klubit të natës. Policia tha se mes dy grupeve të të rinjve ka patur shkëmbim me armë zjarri, pasi hetuesit kanë gjetur 2 lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat