Një anije ruse e ankoruar në portin e Bengazit, Libi u godit në atë që dyshohet të ketë qenë një sulm me dron.

Fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima, raporton Anadolu.

"Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e një anijeje ruse të ankoruar në port", tha në një deklaratë administrata lindore e komandantit Khalifa Haftar.

“Dyshohet se anija është goditur nga dronë. Anija ishte në rrugë për në Rusi dhe ishte ndaluar për karburant dhe furnizime”, thuhet më tej në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ 2 viktima dhe 73 të plagosur nga sulmet e Moskës në Ukrainë, droni rus shkel hapësirën ajrore të Moldavisë