Durrës/ Vrau shokun fshehu krimin dhe i shkoi në varrim, Babai: E pyeta ku e kam djalin? Majlind Habibi më pa shtrembër (VIDEO)

DURRËS Majlind Habibi dhe Branko Shkoza, ishin shokë e fqinj me njëri-tjetrin, në Spitallë të Durrësit.

Dhjete ditë më parë, konsumuan alkool në lokalin e lagjes dhe rrugës për në shtëpi debatuan pasi Habibi dyshonte se Shkoza i ngacmonte bashkëshorten. Tek ura e drurit, 35-vjeçari Habibi e goditi shokun me grusht, duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza. Trupi i të ndjerit u gjet pra 5 ditësh, dhe policia fillimisht e raportoi si ngjarje aksidentale. Autori e mbajti krimin të fshehtë dhe madje shkoi në varrimin e shokut. Detaje tronditëse këto, që i rrëfen për mediat, babai i viktimës, Haxhi Shkoza.

 “Ata hanin e pinin bashkë, rrinin bashkë prej 4 vitesh. Më erdhi në varrimin e çunit, bënte sikur nuk dinte gjë. Ata e kanë ditur të gjithë, edhe nëna e autorit. I kemi parë duke bërë plaçkat gati pasi më vrau çunin”.  

Autori e mashtroi në sy të atin duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej Branko.

“E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”.

Shkoza tha se kishte dyshime tek 35-vjecari dhe kishte vëzhguar lëvizjet e tij.

E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që  e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau.

Sipas Policisë së Durrësit, më 2 dhjetor pas një konflikti për motive të dobëta, Habibi e ka shtyrë Shkozën nga ura. Trupi u gjet me 5 dhjetor dhe fillimisht nuk u konstatuan shenja dhune, por më pas nga ekspertiza shkencore, dëshmitë dhe provat e grumbulluara nga grupi hetimor u vertetua se ngjarja është kriminale. Nje dite me parë u prangos për ‘vrasje me dashje’ 35-vjeçari cili ka pranuar autoresine, por është përpjekur të mbrohet duke thënë se “e godita shokun por mendova se mund të dilte gjallë nga kanali”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
Vrasja e Branko Shkozës nga Majlind Habibi, i ati: Kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë! Autori erdhi në varrim, bënte sikur nuk dinte gjë

 

Babai i viktimës Branko Shkoza qëu vra më datë 2 dhjetor nga shoku tij Majlind Habibi ka dhënë një dëshmui, duke thënë se kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë.

“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që  e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë.

Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.

Kam frikë se  çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar.

Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.

Babai shprehet se dyshimet se djalin mund ta kishte vrarë shoku i tij, i lindën pasi kishte parë lëvizje të dyshimta prej tij.

“E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”, ka deklaruar ai.

Majlind Habibi dhe Branko Shkoza u konfliktuan më datë 2 dhjetor. Viktima i ngacmonte gruan Habibit, teksa ky i fundit i tha të mos e ngacmonte më. Më pas e goditi me grusht duke e hedhur në kanal. Shkoza humbi jetën në kanal duke mos dalë dot edhe pasi ishte në gjendje të dehur.

Ora 08:51
Durrës/ U gjet i pajetë në kanal pasi u hodh nga shoku i tij, Report Tv siguron FOTON e 33-vjeçarit Branko Shkoza

1733903379_brankoshkoza.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës Branko Shkoza, i cili u gjet i pajetë më datë 5 dhjetor pasi ishte shtyrë në një kanal në Spitallë të Durrësit nga shoku i tij Majlind Habibi.

Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme nga policia e Durrësit, pasi u zbulua krimi. Ai pranoi në polici konfliktin, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan. Ngjarja ndodhi më datë 2 dhjetor, teksa autori pranon se e ka shtyrë në kanal Shkozën e më pas u largua duke menduar se kanali ishte i cekët.

Më pas të nesërmen kur mori vesh se nuk kishte shkuar në shtëpi, shkoi tek kanali dhe pas trupin e pajetë të shokut të tij. Por nuk e kallëzoi krimin. Pas denoncimit të babait të viktimës u bë e mundur gjetja e 33-vjeçarit Branko Shkoza.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit