DURRËS - Një 26 vjeçar vrau me thikë djalin e xhaxhait dhë më pas e mbylli me çelës në banesën e këtij të fundit në lagjen nr 13-të në zonën Iliria të plazhit të Durrësit. Vrasja mësohet të ketë ndodhur më 30 gusht, në banesën me qera ku jetonte viktima Tafil Dragoti. Krimi u mësua dy ditë më vonë, kur policia kishte hyrë në banesë dhe gjeti 50 vjeçarin me plagë thike në trup. Ndërsa iu vunë prangat Indrit Dragotit.

VRASJA

Sipas policisë vrasja ka ndodhur në datën 30 gusht. Pasditen e kësaj date, të dy kanë qenë së bashku në lokal dhe pasi kanë konsumuar alkool, janë nisur në banesën e 50 vjeçarit. Pas një konflikti të çastit, Endriti ka qëlluar me thikë kushëririn e tij, Tafilin. Më pas e ka mbështjellë, e ka mbyllur në banjon e banesës së kdhe është larguar në drejtim të paditur.

SI U GJET KUFOMA
Kishin qenë komshinjtë të cilët kishin lajmëruar policinë, pasi 50 vjeçari nuk po e shikonin prej dy ditësh. Rreth orës 21:00 të së shtunës (1 shtator) policia ka shkuar në banesën me qera ku jetonte Tafil Dragoti dhe pasi ka bërë këqyrjen e kufomës konstatoi se viktima kishte plage me thike në trup.

Kufoma e 50 vjeçarit të divorcuar, baba i 3 fëmijëve, është transportuar në morg ndërkohë qe policia nisi hetimet mbi konfliktet e mundshme që çuan ne vrasjen e viktimës si dhe në identifikimin e autorëve.

ARRESTIMI I KUSHËRIRIT

Disa orë më vonë policia arrestoi djalin e xhaxhait të viktimës, Endrit Dragotin. I riu i lindur në Elbasan dhe banues në lagjen numër tetë në Durrës kishte pranuar krimin. Në momenti që ka ndodhur vrasja autori ka qenë në gjendje të pirë

(Lajmi u publikua fillimisht ne orën 08: 10 dhe u përditësua në orën 10: 48)


(mb/sg/shqiptarja.com)