DURRËS - Tentuan të sillnin mjete motorike kontrabandë nga Italia duke i fshehur në një ngarkesë me peme dekorative, por pikasen gjatë kontrollit nga portin e durresit.
Mjetet motorike ishin fshehur në trajlerin me targa AA 519 BY/AA R 261 që drejtohej nga shtetasi, Tom Mëhillaj, I cili u ndalua nga forcat e policisë kufitare.
Gjatë kontrollit të trajlerit, i cili mesohet se i përket firmës “Gjani Trans” në pronësi të shtetasit Nikoll Gjoni,rezultoi se mes pemeve dekorative ishin fshehur edhe një sërë pajisjesh motorrike.
Në përfundim të kontrollit rezultoi se në kamion ishin fshehur një mjet motorrik bujqësor, një traktor me goma, një frezë përpunim toke, një motorcikletë, një makinë për prerje bari, një multikultivator, pllaka shtrimi si dhe një oxhak dekorativ.
Bashkë me shoferin u ndalua edhe pronari i mjetit , ndërsa dosja për veprën penale të kontrabandës i është relatuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com