Durrës, zbulohen objektet e 
bastionit iliro-romak te Veliera
FOTO+VIDEO nga zbulimet arkeologjike

Durrës, zbulohen objektet e <br />bastionit iliro-romak te Veliera<br />FOTO+VIDEO nga zbulimet arkeologjike
Gërmimet te sheshi Veliera në Durrës pranë Torrës Veneciane, jo vetëm që nuk po ndalen, por mjete e rënda gjatë këtyre gërmimeve janë ndeshur me objekte të periudhës romake. 

Pikërisht nga gërmimet që janë bërë dje në Durrës kanë dalë hapur në dritë gurë të mëdhenj të periudhës romake, ku dallohen disa iniciale të shkruara. Ndërkohë gjatë natës së të premtes gërmimet janë shpeshtuar edhe me ndërhyrje të rënda, siç duket në këtë këtë video.

Megjithëse nga Bashkia e Durrësit dhe projektuesit e Velierës këmbëngulet se gërmimet nuk prekin zonën A të trashëgimisë, zbulimet që po dalin në dritë flasin për të kundërtën. 

Kamera e Report TV ka shkuar në vendngjarje dhe ky gur dhe këto shkrime në gur duket se datojnë më shumë se 200 vjet, të cilën e konfirmojnë edhe specialistë.

Pra, deklarata e Drejtorit të Qendrës së Studimeve Arkologjike Luan Përzhita që zbulimet janë të periudhës së vonë po vihet çdo ditë e më tepër në dyshim.

Ndërkohë po del në dritë parashikimi i specialistit të arkekologjisë Gjergj Frashëri që pak ditë më parë u shpreh për “Shqiptarja.com” se Veliera dëmton ansamblin e Hyrjes së Lashtë të Dyrrahut, ku ka argumentuar se aty "është Bastioni iliro-helen dhe segmenti i murit rrethues lidhës midis tyre është monument kulture i kategorisë së lartë, si pjesë e fortifikimit të qytetit".

“Pra, meqenëse dy këmbët veriore të Velës ngulen në zonën A arkeologjike, ndërtimi i saj duhet ligjërisht të spostohet”, ka argumentuar Frashëri. 

[gallery]21201[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore