Zbulohet tjetër bazë armësh në Durrës, u shërbente grupeve kriminale! Në pranga pronari i shtëpisë! I kishte fshehur në sënduk e makinë qepëse (VIDEO)

DURRËS- Dy ditë pas zbulimit të një baze armësh në Shkallnur të Durrësit, një tjetër arsenal armësh është zbuluar në këtë qytet konkretisht në fshatin Sukth.

Në kuadër të operacionitr ‘Hills 2’ policia zbuloi një bazë ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera të kundraligjshme që dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Nga kontrollet në banesën e Adem Salillarit, i cili u arrestua nga policia, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Pronari i banesës i kishte fshehur armët në vende të ndryshme nëpër shtëpi, ku vihet re se kallashnikovin e kishte vendosur në një sënduk të vjetër e municionet në një makinë qepëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Bazë armatimi në Durrës, reagon ministri Balla: Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale detyrë kryesore e policisë

1709890044_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksionin policor ku u godit një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale në Durrës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër