Durrës, zhvillohet Konferenca rinore 
e PS,Veliaj:Koha për bilanc ideologjik

Durrës, zhvillohet Konferenca rinore <br />e PS,Veliaj:Koha për bilanc ideologjik
DURRËS - Pas Tiranës Konferenca rinore e Partisë Socialiste është mbajtur në Durrës, me temë "Social-Demokracia,  Si hapësirë e mendimit kritik rinor". I pranishëm në këtë takim ndodhej ministri Ejon Veliaj, i cili u shpreh se është koha për të bërë një bilanc ideologjik pas një viti qeverisje.

"Prandaj ne besojmë që tek e majta shteti ka një rol, jo të zëvendësojë individin, po ka një rol që të jetë aty për të mbështetur një individ në momentin që nuk ja ka dalë dot vetëm nga rregullat e kapitalizmit."- u shpreh Veliaj.

Më tej ai u shpreh se ky debat mbetet mjaft i rendësishëm në prag edhe të zgjedhjeve vendore, ku kërkohen me shumë djem e vajza të reja, të aftë për t’u paraqitur si kandidatura në Këshillat Bashkiake, si nje motorr i madh energjie e mobilizimi.

"Është në interesin e Partisë Socialiste që sa më shumë të rinj të përfshihen sidomos në vendimmarrjet e reja dhe në zgjedhjet për Këshillat Bashkiakë. Nuk e di nëse do ta bëjmë këtë në një formë kuote ashtu sic kemi bërë lë të themi promovimin e zonjave e zonjushave në politikë, po cilado qoftë mënyra thelbi është ky, ne na duhen djem e vajza të rinj, të përgatitur, të aftë për mendime dhe për debate si ky o sotshmi, që të jenë kuotat tona në këshillat bashkiakë dhe të jenë aty si vendimmarrje por edhe për të filluar një karrierë politike aty ku merren vendimet e qytetit."- shtoi Veliaj.
 
Të pranishmit gjatë konferencës diskutuan mbi problematikat dhe krijimi i hapësirave dimensionale për të rinjtë ne angazhimin politik.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën