Një gomisteri në lagjen 14 Shkozet, Durrës është përfshirë nga flakët sot pasdite. Ajo siç shihet edhe nga pamjet ndodhet në katin e parë të një godine disakatëshe.

Nuk ka të dëmtuar në njerëz. Në vendngjarje kanë shkuar një zjarrfikëse e qytetit, një e portit si dhe një autobot.

Flakët janë izoluar brenda gomisterisë dhe nuk janë lejuar të përhapen jashtë saj. Më pas do të nisë hetimi për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Kjo pikë gomisterie kryente edhe konvergjencë të rrotave të makinave. Si pasojë e flakëve muret e kateve më lart janë nxirë nga tymi, por flakët nuk kanë depërtuar brenda.