Durrës - Një aksident është shënuar sot në 'Mbikalimin e Plepave' ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes të plagosur kanë mbetur 2 shoferët e automjeteve dhe 3 pasagjerë.
Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Nga pamjet e siguruara shohim se njërat nga makinat thuasje është dëmtuar plotësisht.
Për shkak të aksidentit pritet të ketë edhe një devijim të përkohshëm të qarkullimit.
"Në aksin rrugor “Kavajë - Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente








