Sali Berisha shpërndau mëngjesin e sotëm një video ku shfaqej një grumbull i madh mbetjesh plastike të derdhura në bregdet.

Ish-kryeministri akuzonte drejtpërdrejt Bashkinë Durrës dhe kreun e saj Vangjush Dako. “Nje miremengjesi nga Gjushi per Noriegen! Shikoni videon se ku e ka katandisur Durresin piktori deshtak, Gjushi dhe pleh-qeveria e tij! sb”, nënvizonte ish-lideri demokrat.

Në fakt e vërteta është ndryshe. Pamjet e publikuara nga Berisha janë regjistruar në Republikën Domenikane e cila ndodhet në Karaibe. Megjithëse kjo gjendje është përtej oqeanit Atlantik pra në anën tjetër të botës, për Berishën dhe disa idhtarë ndodhet në Durrës.

Ish-kryeministri prej kohësh njihet për lajmet e rreme që përcjell në rrjetin social Facebook, ku nën “maskën” e “qytetarit dixhital” tenton t’i shesë shpesh herë për të vërteta. Skandal përbën edhe fakti se si mediat pranë opozitës i shpërndajnë të paverifikuara duke dezinformuar publikun shqiptar.

Më poshtë kronikat përkatëse që përgënjeshtrojnë denoncimin e Berishës:

1. Fake News i shpërndarë nga Berisha:



2. Kronikat e lajmit përkatës në RSI News që tregon se si një grumbull i madh mbeturinash gjendet në bregdetin e Republikës Domenikane:  



3. Raportimi i BBC një ditë më parë ku shfaqet video që ka shpërndarë ish-kryeministri mëngjesin e sotëm: