Pasditen e 6 dhjetorit qyteti i Durrësit ndezi dritat e pemës së vitit të ri. Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur këtë vit me më shumë zbukurime të reja dhe më shumë ndriçim se kurrë më parë.
Pavarësisht ndezjes së dritave të dekorit festiv, moti i keq bëri që të mos mbahej si zakonisht eventi i ndezjes së tyre, por kjo nuk bëri të largoheshin qytetarët të cilët ishin përgatitur për këtë ditë bashkë me vogëlushët e tyre të cilët sapo gjetën momentet e përshtatshme, rendën të fotografonin dekorin festiv.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita përgjithësisht me ngjyra të ngrohta si gold dhe të kuqe, duket se janë tema e dekorit të këtij viti, sakaq ditët në vijim sheshi “Liria” i cili është sheshi kryesor përballë Bashkisë Durrës, pritet të kthehet në një panair për tregtarët e verës, të cilët mund të krijojnë dhe pak më shumë atmosferë në qendrën e qytetit bregdetar.
Lajmi kryesor: