VIDEO/ Festa zyrtarisht e hapur, ndizen dritat në mbarë vendin

Mbrëmjen e 6 dhjetorit qytetet kryesore të vendit, si Durrësi, Vlora, Fieri e Elbasani ndezën dritat e pemës së vitit të ri.

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur tashmë në çdo qytetet me më shumë zbukurime të reja dhe më shumë ndriçim se kurrë më parë.

 Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita përgjithësisht me ngjyra të ngrohta si gold dhe të kuqe, duket se janë tema e dekorit të këtij viti.

Po kështu bashkitë janë kujdesur që sheshet kryesore ti shndërrojnë në panaire përgjatë gjithë muajit dhjetor. ndjekim pamjet...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Pogradeci çel siparin e festave, ndizen dritat festive! Koncert në shesh

Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsht u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fund vitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.

Për nënkryetaren e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho dekori festiv në qytet këtë vit pati risi teksa ndezja e dritave shënjon fillimin e kalendarit artistik në qytetin liqenor.

Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë u shprehën se atmosfera festive ka filluar të ndihet tepër në Pogradec.

Edhe disa prej fëmijëve të cilët u bënë pjesë në koncert të emocionuar uruan festa të mbara të fundvitit.

Pas qytetit të Korçës dhe Ersekës, Pogradeci ishte bashkia e radhës e cila me një ceremoni në shesh ngriti siparin e aktiviteteve me qëllimin e vetëm për te afruar sa më shumë turist.

Ora 10:25
VIDEO/ Durrësi ndez dritat e festave, qyteti ‘vishet’ me dekorin festiv!

Pasditen e 6 dhjetorit qyteti i Durrësit ndezi dritat e pemës së vitit të ri. Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur këtë vit me më shumë zbukurime të reja dhe më shumë ndriçim se kurrë më parë.

Pavarësisht ndezjes së dritave të dekorit festiv, moti i keq bëri që të mos mbahej si zakonisht eventi i ndezjes së tyre, por kjo nuk bëri të largoheshin qytetarët të cilët ishin përgatitur për këtë ditë bashkë me vogëlushët e tyre të cilët sapo gjetën momentet e përshtatshme, rendën të fotografonin dekorin festiv.

Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita përgjithësisht me ngjyra të ngrohta si gold dhe të kuqe, duket se janë tema e dekorit të këtij viti, sakaq ditët në vijim sheshi “Liria” i cili është sheshi kryesor përballë Bashkisë Durrës, pritet të kthehet në një panair për tregtarët e verës, të cilët mund të krijojnë dhe pak më shumë atmosferë në qendrën e qytetit bregdetar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët