Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë bërë që në qytetin bregdetar të Durrësit të përmbyten disa rrugë. Prezencë të madhe uji ka pasur tek kompleksi i shkollave pranë stadiumit, në zonën e spitalit dhe në rrugën që të çon në Currila, duke bërë që makina të kalojnë më vështirësi.
Reshje të shumta kanë përfshirë edhe qytetin e Lezhës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Probleme ka pasur në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit, bulevardin Gjergj Fishta dhe bllokun '11 Janari' në Lezhë.