DRKK Durrës e ka cilësuar pjesmarrjen në "ArgjiroFest On 2015" si një prezantim dinjitoz nga ana e grupit përfaqësues të Qarkut të Durrësit në Festivalin e Gjirokastrës, të cilët në eveniment prezantuan një mozaik shumëngjyrësh traditash e kulturash që u përzihen në territor, në zemër të Shqipërisë, dhe që e i dhanë këtij territori një identitet paqësor, mirëkuptues dhe tolerant.
Identintitetit u shpreh më së miri në këtë festival, në këngët dhe vallet e gëzuara, në diversitetin e muzikës dhe veshjeve thekson DRKK-Durrës.
Grupi i Rrashbullit, orkestrina e fyejve të Manzës, grupi emblemë i Pleqve të Krujës, përfaqësuesit e komuniteteve boshnjak, çam dhe kosovar, artistët e mrekullueshëm të familjes Qerimi, vogëlushja nga Manza me ritualin e bletës, dhanë maksimumin e tyre duke realizuar një performancë të shkëlqyer.
/atsh/
