DURRËS- Report Tv sjell pamje me dron nga qyteti i Durrësit. Është dita e verës, fundjavë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo është hera e dytë brenda një kohe shumë të shkurtër që Durrësi është "braktisur" nga qytetarët.

Siç shihet në pamjet e sjella me dron, të pakët janë qytetarët që shëtisin pranë bregut të deti, kjo edhe për shkak të erës që fryn ditën e sotme, pjesa tjetër është në shtëpi, për të parandaluar një bilanc më të rënduar nga koronavirusi.

Kafenetë, restorantet janë mbyllur, duke bërë që durrsakët t'u drejtohen makinetave për të konsumuar kafen apo edhe në shtëpi.