Mëngjesin e sotëm në Durrës ka ndodhur një përplasje midis dy adoleshentëve, ku një 15-vjeçar nga Durrësi ka mbetur i plagosur nga bashkëmoshatari i tij.
Mësohet se 15-vjeçari me iniciale A.Ç ka plagosur me thikë në këmbë bashkëmoshatarin e tij.
Bëhet e ditur se konflikti midis dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka kapur në flagrancë autorin ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.