Arrestohen në flagrancë 3 persona në Durrës, njëri në kërkim kombëtar

Arrestohen në flagrancë 3 persona në Durrës, njëri në kërkim kombëtar

Durrës -Janë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale në Durrës.

"Policia ka mundur të arrestojë 33 vjeçarin me iniciale D. C., 33 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar të cilit Gjykata e Shkallës së parë në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Vjedhja" dhe "Armëmbajtja pa leje" pasi ka qënë i dyshuar për vjedhje në vitin 2018 në lagjen 13 në Durrës", thotë policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij të marrë me qera policia ka gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Gjithashtu Policia e Durrësit në zonën e plazhit arrestoi një 37 vjeçar. "E. H., 37 vjeç, banues në Durrës pasi dyshohet se ka vjedhur pompën e ujit në një pallat në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së tre pompave të ujit në banesën e shtetasit A. M., më datë 27.05.2020", thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024

Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024