DURRËS- Një 48- vjeçar është arrestuar pasi iu gjetën 46 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Në bazë të informacioneve nga banorët, K.V. nga Fushë - Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, dhe u kap në flagrancë nga operacioni i koduar "Rrethi".
Gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, policia gjeti të fshehur sasinë e drogës në makinën e të arrestuarit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.