Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e plazhit 'Iliria' ku një tren ka përplasur një pushues.
Mësohet se burri, i cili është një pushues nga Kosova, tentoi të shpëtonte qenin që po rrinte në shina dhe për pasojë u godit nga treni i udhëtarëve Durrës - Elbasan.
Veprimi human ka qenë fatal për 39-vjeçarin, i cili është përplasur nga treni. Mësohet se shtetasi me iniciale A.A është transportuar drejt spitalit, ku edhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës - Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente











Po ky nuk trembte dot qenin me nje gure.. Ncncnc gjynah i shkreti, po pak si budalla po me duket Zoti e shpetofte..
PërgjigjuAh more Qazo pse ta qellonte me gure, me mire ta shtypte treni te shkretin se sa te goditet nga guret e injorances se pashoq ne kete vend!