Foto: Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron
Agresioni rus kundër Ukrainës shqetëson drejtpërdrejt Evropën. Kështu shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron në X pas samitit evropian në Dublin, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Ajo që është në rrezik në Ukrainë na shqetëson drejtpërdrejt. Ka të bëjë me sigurinë e të gjithëve ne. Të ndihmosh Ukrainën të mbrohet do të thotë të mbrosh Francën dhe francezët.Nëse Rusia i imponon vullnetin e saj një vendi evropian përmes brutalitetit, e gjithë Evropa do të dalë e dobësuar. Kjo është arsyeja pse Ukraina ishte përsëri në qendër të diskutimeve tona, të enjten dhe të premten në Dublin, me rastin e samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian dhe Këshillit informal Evropian", Macron.
I pari nga prioritetet që dolën "është ndihma ndaj Ukrainës për të përballuar dimrin. Ukrainasit vazhdojnë të rezistojnë me një guxim që frymëzon admirim. Shkëmbimet e fundit me emisarë amerikanë e kanë konfirmuar këtë: Vladimir Putin nuk dëshiron të negociojë. Ushtria e tij nuk po përparon; përkundrazi, po tërhiqet dhe po pëson humbje të konsiderueshme.
Megjithatë, është e qartë se ai synon ta nënshtrojë Ukrainën duke intensifikuar sulmet kundër civilëve dhe duke u përpjekur ta zhytë vendin në errësirë gjatë dimrit. Detyra jonë është ta pengojmë këtë plan.
"Kjo do të thotë të ruajmë mbështetjen tonë financiare dhe të ndihmojmë Ukrainën të mbrojë popullsinë, termocentralet dhe rrjetet e saj elektrike. Le të jemi të qartë: ata që synojnë të kufizojnë burimet e Ukrainës në thelb po përpiqen ta detyrojnë atë të pranojë një paqe të padrejtë dhe një cenueshmëri të qëndrueshme, gjë që do të kompromentonte gjithashtu sigurinë e Evropës. Është një mentalitet disfatist. Është një recetë për luftën e ardhshme. Ky nuk mund të jetë qëndrimi i Francë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: SHBA-të na propozojnë anëtarësimin në NATO në këmbim të dorëzimit të territoreve ukrainase




