DURRES - Një konflikt në familje një ditë më parë në Durrës, solli plagosjen e 28-vjeçares E.N, nga bashkëshorti i saj. Një ditë pas ngjarjes policia arrestoi A.N, 30-vjeç.
Dyshohet se burri qëlloi me armë zjarri pistoletë në këmbë bashkëshorten e tij. 28-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e 278/2 të Kodit Penal.
Komento