Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai

DURRËS-Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një personi me sende të forta dy ditë më parë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.

Kapja e 22-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Durrës.

Sipas policisë, në bashkëpunim me vëllain e tij, personin me inicialet M. M., më datë 13.08.2023, 22- vjeçari ka goditur me sende të forta Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

‘Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Tarifat doganore/ Britania e Madhe synon të arrijë marrëveshje me Trump! Vijnë reagimet e para nga BE

Tarifat doganore/ Britania e Madhe synon të arrijë marrëveshje me Trump! Vijnë reagimet e para nga BE