Durrës/ Shoferi i dehur la derën hapur, rrëzohet nga autobusi fatorinoja 50-vjeçare

Durrës/ Shoferi i dehur la derën hapur, rrëzohet nga autobusi fatorinoja 50-vjeçare

Foto ilustruese

DURRËS- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili drejtonte autobusin e unazës në Durrës. Ai ka lënë hapur derën e autobusit dhe për pasojë është rrëzuar fatorinoja S.T.,50 vjeçe. Ajo është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit që iu bë drejtuesit të autobusit rezultoi se ai kishte qenë në gjendje të dehur.

Gazetari i Report tv Artur Korriku raporton se autobusi ka qenë duke ecur në zonën e ish-kënetës. Pasi pasagjerët kanë zbritur në stacion ai ka vijuar rrugën me derën hapur dhe në një moment frenimi, fatorinoja ka dalë nga dera e parë duke rënë përmbys në trotuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi