Durrës/ U vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara, arrestohen 2 'skifterët'
Makina e autorëve që përdornin për tu larguar nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për 7 raste vjedhjesh me forcë të varseve të floririt.
Të arrestuarit janë E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës si dhe A. G., 35 vjeç, banues në Durrës i cili ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Vjedhja".
Ata kanë rënë në prangat e policisë pasi në mesditën e datës 10 dhjetor në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri 68-vjeçarit , I. T., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet.
Më pas nga veprimet hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar 7 vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:
-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;
-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;
-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;
-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;
-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;
-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip "Opel" që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
Ti dërrmojn shpejt baj gat burg me pune të detyruar qe të kuptojne se jetohet me pune dhe jo me të vjedhur. Çoini të punojne ne miniere, rruga-ura, pyllezim etj dhe paratë e rroges tu jepen atyre qe i kanë demtuar. Kjo do të ishte drejtesi e lartë nepermjet mesimdhenies!
Përgjigju