Disa lagje të qytetit të Durrësit do të kenë kufizime të furnizimit me ujë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 16:00.
Ujësjellës Kanalizimet Durrës njoftojnë se për shkak të stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe nga ana e OST-së, sot do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm për lagjet e qytetit të Durrësit.
OST ka njoftuar se do të ndërpresë energjike elektrike në stacionin e pompave nga mëngjesi deri në 4 të pasdites.

Komento
Komente

